Ilir Meta, ish-presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar ditën e sotme.
Arrestimi i tij ka ndodhur te Kthesa e Kamzës dhe pas kësaj ai është dërguar te Drejtoria e Policisë Tiranë. Por duke qenë se atij i është komunikuaar masa e sigurisë "arrest me burg" ai është dërguar në bllokun e sigurisë te rruga "Mine Peza".
Ai është filmuar me pranga dhe kokën ulur, ndërsa veshur mbante një fanellë te Celtic, si tifoz që është.
Meta është arrestuar me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.