Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Mbrëmjen e së enjtes, teksa po binte shi, shqiptari ishte duke lëvizur me një skuter elektrik kur u përplas nga një makinë tip "Dacia" në via Bertini, Forli. Ai u dërgua me urgjencë në Qendrën e Traumës të spitalit Bufalini në Cesena, por goditja në kokë ishte tepër e rëndë dhe ai ndërroi jetën 24 orë më pas.
Aksidenti ndodhi në një zonë të errët dhe të lagësht, midis via Balzella dhe via Correcchio. Dëshmitarët raportojnë se shikueshmëria ishte e vështirë për shkak të kushteve atmosferike. Makina përballë skuterit ishte e pamundur të shmangej, dhe pas goditjes, viktima goditi me forcë xhamin, para se të binte në asfalt.
Viktima ishte baba i një djali 6-vjeçar dhe vdekja e tij e parakohshme ka tronditur familjarët. Policia lokale po heton shkaqet e aksidentit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike, ndërsa trupi i tij tani është në dispozicion të organeve të drejtësisë për një autopsi të mundshme.