Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë, policia nis hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.10.2024, 09:17

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një femër në Prishtinë.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti shkon nën hetime.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit