Fetullah Gylen , armiku i betuar i Rexhep Tajip Erdogan ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në SHBA .
Sipas njoftimit për vdekjen e tij, Gyleni dha frymën e fundit në një spital në Pensilvani ku po trajtohej për problemet shëndetësore me të cilat po përballej prej disa vitesh.
Gulen ishte akuzuar nga qeveria Erdogan për organizimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi dhe për drejtimin e një shteti paralel në vend për të marrë kontrollin e disa funksioneve qeveritare.
Fethullah Gylen ishte një ish-imam dhe një figurë e rëndësishme politike në Turqi, themelues i lëvizjes Hizmet (që do të thotë "shërbim" në turqisht) dhe jetoi në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani , SHBA .
Gulen ka qenë më parë një aleat i Erdoganit, por marrëdhëniet midis dy tyre u përkeqësuan në vitin 2013 kur Erdogan akuzoi Gulenin për nxitjen e hetimeve të korrupsionit, të cilat synonin dhe implikonin dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe partisë në pushtet. Gulen ishte në krye të listës së më të kërkuarve të Turqisë me akuzat për drejtimin e një organizate terroriste dhe mësoi një version të butë të Islamit që beson në shkencë, dialogun ndërfetar dhe demokracinë shumëpartiake.
Ai kishte filluar një dialog me fetë e tjera, me Vatikanin, si dhe me organizatat hebraike dhe ishte kreu i lëvizjes Gylen e cila promovon dialogun social për të ardhmen e Turqisë dhe Shtetit Turk dhe shihet nga Perëndimi si promovues i një tolerance.
Lëvizja Gulen ka qindra shkolla në Turqi dhe vende të tjera dhe më parë është akuzuar për infiltrim dhe ndikim në policinë turke. Lëvizja e Gylenit është përshkruar si "Islam i moderuar" dhe vetë Gylen dhe ndjekësit e tij përdorin strukturat e tregut dhe teknologjisë dhe janë përdorues aktivë të mediave sociale, teknologjive dixhitale dhe marrëdhënieve me publikun. Brenda Turqisë lëvizja mban distancë nga partitë politike islame të themeluara.