Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një incident që ka ndodhur në zonën e kompleksit "Square 21" në Tiranë.
Ajo ka gjetur makinën e saj të gërvishtur, ndërsa në xhamin e përparmë ishin lënë dy letra kërcënuese. Në to shkruhej: "Mos e lër makinën këtu se do marr policinë, ose do të çaj gomat."
Denoncuesja ka dërguar foto dhe video të makinës së dëmtuar, si dhe një video të siguruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, ku shihet momenti kur një grua vendos letrat në xhamin e përparmë të automjetit të saj. Sipas saj, mjeti është gërvishtur gjatë natës, një ditë pasi gruaja në fjalë vendosi letrat kërcënuese.
Qytetarja kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që vendos letrat në xhamin e përparmë të mjetit të saj dhe shton se do ta denoncojë rastin në organet kompetente.
Denoncimi i plotë i qytetares: