Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë shqetësuese që po ndodh prej të paktën një jave në rrugën "5 Maji" në Tiranë, përballë qendrës Concord. Një automjet tip Smart ka bllokuar plotësisht trotuarin, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve, përfshirë nënat me karroca, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Sipas qytetarit, Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të larguar automjetin apo vendosur gjobë, pavarësisht se situata po zgjat prej disa ditësh.
Denoncimi i qytetarit:
Qytetari ka dërguar edhe pamje ku duket qartë automjeti që ka bllokuar trotuarin, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për kalimtarët.