“Drejtoresha e QSh.Vorë abuzon me detyrën, na bën presion për tenderat dhe parkimin”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2024, 14:51

Një situatë shqetësuese është raportuar në Qendrën Shëndetësore Vorë, ku personeli ka ngritur akuza serioze ndaj drejtoreshës së komanduar, Shkëndije Kuçi (Gruda).

Në një denoncim të bërë nga një punonjës, thuhet se drejtoresha ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe arrogante, duke ushtruar presion mbi stafin për çështje që lidhen me tenderat dhe parkimin.

Sipas denoncimit, drejtoresha ka vendosur një tarifë të paprecedentë prej 100 lekësh për parkimin e makinave në ambjentet e qendrës shëndetësore, duke u kërkuar punonjësve të kontrollojnë hyrjet e pacientëve. Kjo ka shkaktuar irritim, pasi më parë parkimi ka qenë pa pagesë.

Gjithashtu, punonjësit e akuzojnë drejtoreshën për manipulimin e kamerave të sigurisë në përpjekje për të fshehur gjurmët e veprimeve të saj.

Personeli i QSh Vorë ka bërë disa ankesa pranë Drejtorisë Rajonale të OSHKSH-së në Tiranë dhe instancave të tjera, por deri tani nuk është marrë asnjë veprim për ta adresuar këtë situatë.

Të shqetësuar për mungesën e reagimit, punonjësit kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet për zgjidhjen e kësaj problematike dhe sigurimin e një ambienti pune të qetë e profesional.

Denoncimi:

Pershendetje miqte e Joq. Une qe po ju shkruaj jam personel ne QSh Vorë. Dua te sjell te ju nje problematik te vjeter per ne , të cilën jemi munduar ta zgjidhim disa here ne rruge institucionale ,por pa sukeses. Prej vitesh kemi bërë disa ankesa pér drejtoreshën e QShVoré znj .Shkëndije Kuçi (Gruda) e komanduar prej me shume se 5 vitesh ne qendren tone, e cila pervec sjelljes arrogante dhe komplet pa etike, gje te cilen ja kemi konfirmuar dhe verbalisht gjithe instancave shendetesore duke filluar nga Drejtoria Rajonale e OSHKSH Tirané , Operatori Qëndror e deri ne Ministrine e Shendetesise, tashme pasi ka mbaruar tenderat e ketij viti ka filluar po mundohet te kapi nga 100 lek dita per parkimin ,te cilen deri dje e kemi patur ne qendren tone pa probleme. Tani pas urdhërit të drejtoreshés duhet te behemi dhe roje dere , fillimisht duhet të kontrollojmë pacientet në makiné dhe pastaj të konfirmojmé hyrjen e tyre në parkimin e qëndrës. Te gjitha keto qe po ju shkruaj jane lehtesisht te verifikueshme dhe prane Operatorit Tirane ku jemi ankuar disa here dhe prane Operatorit Qëndror. Ju lutem nese e shikoni te arsyeshme te na ndihmoni , do ju falenderonim té gjithë si personel , jo vetëm unë që mora guximin t’ju shkruaj.Dhe kérkesa e fundit , ju lutem dua të mbetem anonim , arsyen besoj e kuptoni vetë🤷‍♀️

Kjo ështé drejtoresha Shkëndije Kuçi ( Gruda )

Përshëndetje ! Besoj se në e-mail që juristja e QSh Vorë i dërgon drejtoreshës duket qartë dhuna psikologjike , arroganca dhe presioni që ajo i bén juristes për firmosjen e tenderave ,, mospasja frikë nga askush ( mbrohet nga të “të fortét “ e Vorés) sa arrin deri aty sa fshin kamerat në momentin që juristja shkon té béj denoncimin në polici pér dhunën e ushtruar dhe e fundit mesazhi qé drejtoresha ju dërgon personelit pér té parkuar makinat me 100 lekë ne parkimin e Xhamisë ngjitur me qëndren shendetsore , ndérkohe që ne kemi parkimin tonë qëkur është ndërtuar qëndra . Të gjitha këto i keni në pdf qe po ja u ridërgoj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit