Arben Dumani emërohet shef i ri i DPB -Dibër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2024, 14:05

Shef i ri i Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër është emëruar Arben Dumani, jurist i diplomuar i cili në MPB është që nga viti 2002, duke treguar sukses dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të caktuara.

“Jam i nderuar që ministri Pançe Toshkovski ma besoi këtë pozitë të rëndësishme, por edhe shumë të përgjegjshme. Garantoj se së bashku me kolegët e mi do të jemi në shërbim të qytetarëve, me punë të ndershme dhe të përkushtuar dhe respektim të ligjeve”, ka thënë Dumani për MIA-n.

Ai në këtë funksion ka qenë edhe në periudhën 2020- 2021.

Në angazhimin e tij të deritashëm, ndër të tjera ka qenë zëvendëskomandant në Stacionin policor me përgjegjësi të përgjithshme në Dibër, komandant i departamentit të policisë për siguri në komunikacionin rrugor, udhëheqës i zonës së sigurisë.

Dumani zëvendëson Argëtim Vojnikën i cili në këtë detyrë ka qenë që nga qershori i vitit 2021.

Sektori për Punë të Brendshme në Dibër me aktivitetin e saj mbulon edhe komunën e Qendër Zhupë. Komandant i Stacionit të policisë me kompetenca të përgjithshme është Dritan Bakali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit