Ku i mori paratë?! Gruaja e Shalsit blen shtëpi 300 mijë euro, i biri paguhet nga Grigor Joti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.10.2024, 12:24

Eranda Shalsi, bashkëshortja e dytë e Eduart Shalsit, gjatë vitit 2023 ka blerë një apartament dhe një garazh me vlerë 300 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë, ajo ka specifikuar se burimi i këtyre parave janë të ardhurat nga biznesi i saj privat, që përfshin shërbime arkitekture dhe auditim të energjisë në ndërtesa. Megjithatë, një analizë e të ardhurave të deklaruara ndër vite nga ky biznes ngre dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e pretendimeve për burimin e parave të përdorura për blerjen e kësaj pasurie.

Në vitet e mëparshme, Eranda Shalsi ka deklaruar të ardhura modeste nga biznesi, duke filluar me 7 mijë euro në 2016, 8 mijë në 2017 dhe duke arritur në vetëm 3 mijë euro në vitin 2020. Megjithatë, në vitin 2022 dhe 2023, ajo deklaron një rritje të papritur të të ardhurave me 110 mijë euro në vitin 2022 dhe 150 mijë euro në 2023. Këto shuma nuk përputhen me të ardhurat e mëparshme dhe nuk shpjegojnë në mënyrë të qartë burimin e 300 mijë eurove të përdorura për blerjen e pronës.

Për më tepër, rritja e të ardhurave ngre pyetje për origjinën e këtyre fondeve. Duke qenë se Eranda Shalsi ka menaxhuar projekte ndërkombëtare, si REEHUB IPA CBC Italy-Albania-Montenegro, dyshohet nëse këto projekte janë përdorur për të fshehur burime të tjera të ardhurash, apo nëse këto fonde lidhen me ndikimin e bashkëshortit të saj, Eduart Shalsit, i cili gjatë kësaj periudhe ka mbajtur poste të larta shtetërore.

Eduart Shalsi është akuzuar për përdorimin e mandateve publike në interes të familjes së tij. Rasti më i njohur është ndërhyrja e tij në Komisionin e Ekonomisë në korrik 2024, kur sulmoi Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) për një raport mbi akulloret e kontaminuara me oksit eliteni, një substancë kancerogjene.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?“, tha Shalsi në korrik 2024, duke iu drejtuar kreut të KLSH-së.

Ky konflikt mori një kthesë tjetër, pasi doli në dritë se djali i Eduart Shalsit, Patrik Shalsi, kishte punuar për kompaninë "Inter Distribution Services sh.p.k.", e cila është e lidhur me biznesmenin Grigor Joti, i cili importonte akullore dhe çokollata të kontaminuara: SNICKERS, TWIX, MARS, M&M dhe BOUNTY të cilat se në disa lote të tyre rezultuan se përmbajnë elemente kancerogjenë që dëmtojnë jetën e shqiptarëve.

Patrik Shalsi kishte përfituar paga nga kjo kompani, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe abuzim me pushtetin për të mbrojtur interesa familjare.

Akuzat për përfshirjen e Shalsit në skandale korrupsioni dhe përdorimin e pushtetit për interesa private janë përforcuar edhe nga dyshimet për origjinën e fondeve të përdorura nga Eranda Shalsi për blerjen e apartamentit. SPAK është nën presion për të nisur një hetim të thelluar mbi këtë çështje dhe për të zbuluar nëse fondet janë rezultat i abuzimeve nga detyrat shtetërore të Eduart Shalsit apo ndikimit të tij në projekte të financuara nga buxheti i shtetit.

Kjo situatë ka ngjallur shqetësime të mëdha për transparencën dhe integritetin e funksionarëve publikë, duke shtruar pyetjen nëse Eduart Shalsi dhe familja e tij kanë përfituar në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit