Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer furishëm në fushë me skuadrën e tij Granada.
Ai shënoi dy gola brenda 13 minutave, përkatësisht në minutën e 20 dhe të 33-të të pjesës së parë, në sfidën ndaj Tenerife.
Sipas aplikacionit të statistikave sportive, "Sofascore", Uzuni ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.9.
Ndeshja u mbyll me fitoren e thellë 4-0 të Granadës, e cila militon në La Liga 2, pas rënies nga kampionati elitë spanjoll.
Në këtë sezon, Uzuni ka arritur të shënojë 4 gola dhe ka dhënë një asist në 8 ndeshjet e luajtura prej tij.