VENDIMI/ Lorena e Kadastrës detyron punonjësit të punojnë të shtunën pa pagesë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.10.2024, 20:25

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një vendim skandaloz të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Sipas denoncimit, një pjesë e punonjësve të ASHK janë të detyruar të punojnë të shtunave, pa pagesë.

Vendimi, i firmosur nga Goxhobelli përfshin ditën e sotme, 19 tetor 2024. Sipas qytetarit, ky abuzim me të drejtat e punonjësve ka nisur që në vitin 2023 dhe vazhdon të shkelë Kodin e Punës, duke i trajtuar ata si skllevër.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, ja çfarë ndodh me punonjësit e ASHK. Çdo të shtunë pa pagesë, kjo ka nisur që në 2023, duke shkelur çdo kod pune e duke trajtuar njerëzit si skllevër, duke i detyruar të largohen vetë."

Vendimi i marrë nga Goxhobelli dhe praktika e ndjekur ngre shqetësime serioze mbi trajtimin e punonjësve dhe shkeljen e të drejtave të tyre ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit