Paulin Doda, 26 vjeç nga Puka, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për djegien e dy makinave luksoze në Kamëz. Ai ka pranuar veprën duke thënë se kishte pasur një debat me pronarin e parkingut.
Në rrëfimin e tij, Doda ka treguar se kishte planifikuar edhe një vrasje në Kamëz. Pamjet filmike tregojnë se ai kapërcen murin e parkingut, lag makinat me benzinë dhe u vë flakën. Gjatë aktit, rrezikoi të digjej vetë nga zjarri që ndezi. Doda është një personazh me precedentë të mëparshëm penalë. Policia dyshon se ai mund të jetë i përfshirë në krime të organizuara.
Megjithatë, ka dyshime se ai mund të ketë probleme mendore. Gjatë marrjes në pyetje, ai tregoi një thikë, duke pretenduar se do kryente një vrasje. Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij mendore dhe përgjegjësinë për veprimet e tij.
Gjykata mund të marrë parasysh këto dyshime për të vendosur nëse do ta lërë të lirë. Shkalla e papërgjegjshmërisë që ai shfaq rrit shqetësimin për sigurinë e atyre që e rrethojnë. Lirimi i tij mund të përbëjë rrezik për komunitetin. Policia po heton nëse ai ka vepruar për llogari të ndonjë grupi kriminal.