Shpërndanë videot e 16-vjeçares në “Snapchat”, procedohen dy adoleshentët në Gjirokastër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.10.2024, 17:00

Dy adoleshentë, njëri 15 dhe tjetri 17 vjeç, janë vënë nën hetim nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen për shpërndarjen e një videoje të një vajze 16-vjeçare në rrjetin social “Snapchat”.

Rasti është marrë nën hetim nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, i cili po kryen verifikime për të zbuluar rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira.

Materialet përkatëse janë dërguar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy të rinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit