Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës nën akuzën e tentativës për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 75-vjeçareje.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, personi i arrestuar, i identifikuar si A. P., banues në fshatin Psar, dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës së të moshuarës dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ersekës, dhe forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar në flagrancë të dyshuarin. Rasti është regjistruar për hetime të mëtejshme nga organet përkatëse, ndërsa i arrestuari do të përballet me akuzat e ngritura kundër tij.
Njoftimi i policisë:
“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”