“Komisioni Hetimor ka gjetur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2024, 10:20

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka folur për dështimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Dreshaj tha se përkundër asaj se ka pasur gjasa për të përmbyllur si duhet misionin e vet, në dy mbledhjet e fundit ka pasur mungesë të deputetëve të partisë në pushtet.

“Arsyetimet e shumicës parlamentare për bojkotin e tyre në mbledhjet e komisioneve dhe të seancave parlamentare, që ndërlidhen në mos-nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”. Dreshaj sqaroi se mbledhja e djeshme e Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionet e teksteve shkollore nuk ka pasur të bëjë me agjendën e deklaruar nga deputetët e partisë në pushtet.

Agjenda e këtij komisioni është hetimi i subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit tanë”, tha Dreshaj.

Sipas tij, janë gjetur lëshime të mëdha në këtë çështje, qoftë në procesin e subvencionimit të teksteve, qoftë në procesin pagesës, në procesin e shpërndarjes dhe kohës së shpërndarjes.

Tutje, Dreshaj shtoi se këto gjetje implikojnë Ministrinë e Arsimit në veprime e hapa që nuk kanë qenë të nevojshme dhe që nesër mund të jenë objekt të hulumtimit nga organet kompetente. Ai vuri në dukje rritjen e buxhetit në këtë ministri në subvencionimin e teksteve shkollore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit