Studentja demaskon propagandën e Veliajt: Krimba në kuzhinë, kushte skandaloze!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2024, 23:28

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një studente që jeton në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë, tregon realitetin skandaloz të kushteve në godinën 15.

Videoja, e filmuar në kuzhinën e katit të dytë të godinës, tregon krimba dhe enë të palara me javë të tëra, duke krijuar një ambient të papranueshëm për studentët që janë të detyruar të jetojnë dhe gatuajnë aty.

Studentja denoncon se paguan 55 mijë lekë për këto kushte skandaloze, ndërsa zbulon se nuk ka as kamera sigurie në kuzhinë apo lavanderi, çka ka çuar në raste të shumta të vjedhjes së rrobave të studentëve. Ajo gjithashtu shpreh indinjatën për faktin që drejtoria e konvikteve i ka detyruar të paguajnë për 6 muaj përpara, pavarësisht nga vështirësitë që përballen si studentë.

Ky denoncim vjen si një demaskim i hapur ndaj propagandës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili disa muaj më parë ka deklaruar se godina 15 është një nga godinat më të mira në vend. Sipas studentes, ky pohim është shumë larg nga e vërteta, pasi ajo dhe studentët e tjerë përballen me kushte skandaloze dhe të papërshtatshme për jetesë.

Nëse këto denoncime vërtetohen, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë institucionale që godet rëndë besimin e studentëve dhe prindërve që paguajnë për kushte më të mira të jetesës. Realiteti i konvikteve në Qytetin Studenti duket të jetë shumë larg premtimeve të institucioneve dhe drejtuesve.

Videoja e dërguar nga studentja është një dëshmi e gjendjes së rëndë dhe e kushteve të mjerueshme që mbizotërojnë në këto ambiente.

Denoncime të ngjashme për kushte të papranueshme në konviktet e Qytetit Studenti janë bërë edhe më herët, por duket se problemet vazhdojnë të jenë të pandryshuara. Studentët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe përmirësime në kushtet e jetesës që u ofrohen.

Mesazhi i plotë i studentes:

Përshëndetje joq, shikoni cfarë bëhet tek godina e re godina 15 tmerr në kuzhinë nuk futesh dot të gatuash nga enët që lëne gocat me jave te tëra ndërkohë që po paguajmë 55 mij lek. Na e shpifën! Kjo video eshte bere ne katin e 2 te godines 15 aty ku gocat lene enet e palara me dite dhe jave te tëra pa lare gje qe na pengon dhe neve qe gatuajme cdo dite te gatuajme aty jan krijuar krimba dhe insekte vjen ere e shpifur. Ne paguajme 55 mij lek per kto kushte skandaloze dhe me e keqja se na detyruan drejtoria te paguajme per 6 muaj konviktin kete fillim viti shkollor pa marr parasysh se jemi studente dhe ja cfare na pret ne godine. Nuk ka kamera as ne kuzhine dhe as ne lavenderi qe te mos ta themi qe na vjedhin rroba cdo dite dhe nuk marrin asnje mase ky eshte shteti jone. Drejtoria dhe erjon velia qe e deklaroi si nje nga godinat me kushtet me te mira ne vend. Anonim ju lutem. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit