Një grua nga Dakota e Veriut është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e të dashurit të saj, Steven Edward Riley Jr., 51 vjeç.
Ina Thea Kenoyer, 47 vjeç, helmoi me antifrizë të dashurin e saj pasi ai e kërcënoi se do ta linte, pasi mendoi se kishte siguruar një trashëgimi familjare prej 30 milionë dollarësh.
Riley u mashtrua, duke besuar se kishte trashëguar paratë nga një i afërm i largët dhe po priste një avokat për t’i marrë paratë, ku ky i fundit rezultoi se ishte një mashtrues.
Djali i Riley-t tha për New York Post: “Ishte një mashtrim. Babai im mendonte se do të merrte paratë kur të vinte avokati, por ai kurrë nuk u shfaq.”
Policia beson se të dy, Riley dhe Kenoyer, menduan se trashëgimia ishte e vërtetë. Përpara vdekjes, Riley planifikonte t’i jepte fund lidhjes me Kenoyer. Nga ana tjetër, Kenoyer besonte se pas vdekjes së tij, do të merrte 30 milionë dollarët si bashkëshortja e tij "informale", por policia e informoi se Dakota e Veriut nuk e njeh martesën pa celebrim. Kur e mori këtë lajm, ajo reagoi me nervozizëm.
Më 16 tetor 2024, Kenoyer u dënua me 25 vite burg për vrasje. Filimisht, ajo mohoi se e kishte helmuar të dashurin e saj, por më pas e pranoi fajësinë.
Autopsia zbuloi se Riley vdiq pasi kishte pirë antifrizë, pasi në gjakun e tij u gjetën nivele toksike të 'ethylene glycol'. Hetimet e policisë treguan se ethylene glycol shtohet në antifrizë për ta bërë atë të ëmbël dhe mund të kamuflohet lehtë në pije të ëmbla, si çaji.
Gjykatësi Richard Hagar pranoi rekomandimin e përbashkët të dënimit nga avokati mbrojtës i Kenoyer dhe prokurorët e shtetit.