Kisha Katolike do të paguajë $880 milionë dëmshpërblim për viktimat e abuzimeve seksuale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2024, 20:51

Kisha Katolike e Los Angeles-it ka pranuar të paguajë 880 milionë dollarë për më shumë se 1,300 persona që janë abuzuar seksualisht në fëmijërinë e tyre nga priftërinjtë dhe punonjësit e tjerë të këtij institucioni fetar.

Kjo është marrëveshja me vlerë më të madhe e bërë ndonjëherë me një arkidioqezë katolike në SHBA.

Marrëveshja erdhi pas një ligji të ri në Kaliforni, i cili lejon të mbijetuarit të paraqesin ankesa edhe për abuzime të ndodhura vite më parë, që më parë nuk mund të ndiqeshin për shkak të afatit ligjor.

Kryepeshkopi Jose H. Gomez kërkoi falje të thellë, duke thënë: "Jam thellësisht i penduar për këto ngjarje dhe kërkoj falje nga zemra ime."

Kjo marrëveshje e re, së bashku me një pagesë prej 660 milionë dollarësh që u bë në vitin 2007, e çon totalin e kompensimeve për rastet e abuzimit seksual në Arkidioqezën e Los Angeles-it në rreth 1.5 miliardë dollarë gjatë 20 viteve të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit