Bardhjus Bushaj është historia e një shoferi të katapultuar në oligark. Të fitosh me djersë është e ndershme në ditët e sotme, por rasti i shofer Dhjusit nuk është nga ato historitë frymëzuese të suksesit ku persona të thjesht arrijnë lart me mund e zor…
Dhjus Bushaj është një prej të shumtëve në Shqipëri ndërtues kullash apo edhe përfitues tenderash publikë, që njihen si “oligarchy puppets”, sepse emri i tij figuron vetëm në letra dhe paguhet për të mbyllur hesapet e një koke që qëndron sipër tij.
Kulla e dytë Lion Park 2, e vendosur tek Zogu i Zi, shënon bujarinë e qeverisë për shefin e Dhjusit, përpos kullës së parë në hyrje të Liqenit të Tiranës që u komentua me bujë për lejen e dyshimtë.
Një mish-mash apartamentesh të ngjeshura që pëengjajnë me një konvikt konvikte të zbukuruara me vazo lulesh në majë, nëse ende nuk e dinit është kulla numër 2 në emër të shoferit famëkeq.
Të gjithëve mund t’i ketë rënë në sy sipërfaqja e madhe në anë të Zogut të Zi drejt Laprakës, e gropës ku kulla po ndërtohet.
Tashmë apartamentet me ndërtuara me paratë e pisëta të shefit të Dhjusit po lahen në lavatriçen e madhe të sistemit klientelist të Shqipërisë, aty ku punëtori mesatar e ëndërron një shtëpi e jo më të ndërtojë kulla nga hiçi.