Dy të mitur 16-vjeçarë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë në rrugën “Vllaznimi” në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 në lagjen nr. 17/1, ku një automjet, i drejtuar nga E. B., 19 vjeç, ka goditur të miturit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka bërë me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që të miturit po marrin trajtimin e nevojshëm në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.