Iliri e grushtoi në kokë se nuk i dha birra, vdes 80-vjeçari

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2024, 08:12

80-vjeçari Namik Rustemi ka ndërruar jetë sot në spitalin rajonal të Fierit, disa ditë pasi u dhunua fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Povelcë, Fier, ku çifti u sulmua nga 47-vjeçari Ilir Nukaj, banor i zonës. Autori i dyshuar, akuzohet për vepren penale të "Plagosjes së rëndë me dashje".

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës, Autori me precedentë të mëparshëm penalë, e ka goditur me grushte në kokë 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, A.Rustemi, 77 vjeçe sepse nuk i dhanë birra.

Si pasojë e dhunës, e moshuara u shtrua në gjendje të rëndë në spital, ku u intubua, por bashkëshorti i saj humbi jetën sot. 77-vjeçarja pasi mori trajtim mjekësor, u kthye në banesë.

Ilir Nukaj, 47-vjeçari i arrestuar, rezulton të ketë një histori të gjatë kriminale. Ai është dënuar më parë me 20 vjet burg për tentativë vrasjeje, ngjarje që daton në vitin 2012. Gjatë asaj periudhe, Nukaj tentoi të vidhte një internet-kafe, por përballja me pronarin, Helio Çela, përfundoi në përpjekje për vrasje.

Gjatë tentativës së grabitjes, pasi theu xhamin e derës së lokalit, ai u përball me pronarin dhe babanë e tij, Ferrik Çela, të cilët arritën ta neutralizonin dhe ta ndalonin. Për këtë veprim, Ilir Nukaj u dënua rëndë, duke përfituar një dënim të gjatë me burg për aktin e tij të dhunshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit