Vlora “pushtohet” nga mushkonjat: “Janë shumë të mëdha! Një helikopter fluturoi gjatë ditës…”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2024, 00:08

Qytetarë nga Vlora kanë raportuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë të pazakontë me mushkonjat, duke shprehur shqetësimin e tyre mbi praninë e madhe të këtyre insekteve, që janë vënë re në qytet edhe pse jemi në muajin tetor.

Njëri prej qytetarëve shkruan: "Përshëndetje, nuk di a është normale gjithë kjo mushkonjë tani në tetor. Sot gjatë ditës ka fluturuar një helikopter, dhe tani në darkë, mushkonjat janë përhapur në mënyrë të jashtëzakonshme. Flas për Vlorën."

Ndërsa një tjetër qytetar raportoi: "Përshëndetje nga Vlora. Vlora sot në mëngjes është pushtuar nga një mushkonjë e rrallë dhe shumë e madhe".

Këto raportime janë shoqëruar me foto dhe video që tregojnë praninë e mushkonjave, të cilat kanë shqetësuar banorët e zonës pasi sipas tyre situata është e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit