Dokumentet e rrjedhura nga Tiktok: Platforma promovon më shumë “njerëzit e bukur”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2024, 23:37

Disa dokumente që pretendohet se kanë rrjedhur nga TikTok sugjerojnë se platforma promovon përdoruesit e "bukur", ndërsa zvogëlon shfaqjen në rekomandime (feed) të atyre që janë "më pak tërheqës".

Dokumentet e brendshme tregojnë se TikTok mund të bëjë një përdorues të varur brenda 35 minutash. Për më tepër, algoritmi i aplikacionit thuhet se favorizon "njerëzit tërheqës" dhe promovon standarde të 'ngushta' bukurie, duke ndikuar negativisht në shëndetin mendor të përdoruesve të rinj.

TikTok ka kundërshtuar këto akuza, duke i cilësuar ato si të keqinterpretuara dhe të bazuara në dokumente të vjetra.

Aktualisht, kompania është nën hetim në SHBA nga 14 shtete të udhëhequra nga Kalifornia dhe Nju Jorku, të cilët e akuzojnë TikTok se ka mashtruar publikun mbi sigurinë e platformës dhe ka përkeqësuar shëndetin mendor të adoleshentëve.

TikTok, i cili numëron mbi një miliard përdorues në muaj, është përballur me shumë polemika ndër vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit