Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2024, 23:10
Një 78-vjeçar nga Birminghami, i cili kishte dhuruar trupin e tij për studime shkencore, u zbulua se kishte tre penisë, një gjendje jashtëzakonisht e rrallë e quajtur polifalli.
Ky zbulim ndodhi kur studentët e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Birminghamit filluan të studiojnë trupin e tij pas vdekjes. Mjekët deklaruan se vetëm një nga penisët ishte funksional, ndërsa dy të tjerët ishin të vendosur brenda skrotumit.
Gjendja e burrit britanik ishte aq e pazakontë saqë vetëm një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar në histori, më parë në vitin 2020. Mjekët besojnë se burri ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për këtë anomali për shkak të vendosjes së organeve.
Megjithëse e rrallë, mjekët sugjerojnë se raste të tilla mund të jenë më të zakonshme sesa mendohej më parë, duke kaluar pa u vënë re për shkak të vendndodhjes së fshehtë të organeve shtesë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.