Po lëviznin me monopatinë, makina përplas dy 16-vjeçarët në Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2024, 22:04

Dy të mitur që po lëviznin me monopatinë janë përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Raportohet se të lënduar kanë mbetur dy 16-vjeçarë janë transportuar drejt spitalit të qytetit bregdetar, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, 19-vjeçari me iniciale E.B., është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit