Elon Musk aktualisht mban titullin e njeriut më të pasur në botë, por historianët thonë se ai as që ka arritur të hyjë në listën e pesë individëve më të pasur të të gjitha kohërave.
CEO i SpaceX, Musk, zotëron disa nga kompanitë më të njohura në botë. Përveç prodhuesit të anijeve kozmike, ai ka investuar në Tesla, Neuralink, dhe së fundmi, në Twitter.
Me një pasuri të vlerësuar prej 242 miliardë dollarësh, ai njihet si njeriu më i pasur në botë momentalisht, sipas listës së miliarderëve të Bloomberg.
Megjithatë, pasuria e Musk as që i afrohet pesë njerëzve më të pasur në histori. Sipas Jacob Davidson, që shkroi për Money.com në vitin 2015, titulli i njeriut më të pasur të të gjitha kohërave i përket Mansa Musa-s, një sundues malian që jetoi midis viteve 1280 dhe 1337.
Musa mbretëroi si mbret i Malit nga viti 1312 deri në vdekjen e tij. Faqja 'Celebrity Net Worth' vlerëson pasurinë e tij të vërtetë në rreth 400 miliardë dollarë, që do të thotë se Musk është 158 miliardë dollarë larg për ta arritur atë.
Pasuria e pabesueshme e Musa-s i atribuohet sasisë së arit që Mali prodhonte dhe tregtonte gjatë sundimit të tij. Në fund të shekullit të 14-të, Mali ishte prodhues për mbi dy të tretat e të gjithë arit në Evropë.
Ai ishte aq i pasur, saqë ndante pjesë të mëdha të rezervave të tij të arit me të varfrit që takonte gjatë udhëtimeve të tij.
Gjatë një pelegrinazhi për në Mekë rreth vitit 1325, Musa ndaloi në Kajro për një muaj me 60,000 burra dhe 12,000 skllevër që e shoqëronin. Secili prej tyre mbante rreth katër kilogramë shufra ari, duke bërë një total prej 288,000 kilogramësh ar të cilat futeshin në ekonominë e Kajros.
Në kohët e sotme, kjo sasi do të vlente rreth 6.4 miliardë dollarë, të ndara midis njerëzve. Por 'kur të gjithë janë të pasur, askush nuk është i pasur', dhe pikërisht bamirësitë e tij zhvlerësuan metalin dhe detyroi Musa-n të tregtonte një pjesë të arit mbrapsht.
Musa vazhdoi të mbretëronte deri në vdekjen e tij, që historikisht është pranuar të ketë ndodhur në vitin 1337.