Një grua 77-vjeçare, të cilën e raportuam të zhdukur një ditë më parë, është gjendur pa shenja jete në një ullishte.
Bëhet fjalë për qytetaren Valdete Dizdari, e cila vuante nga Alzheimer, u gjet e pajetë dhe pa shenja dhune rreth orës 17:10 në fshatin “Drisht”.
E moshuara ishte larguar një ditë më parë nga shtëpia, ndërsa policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.