Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, ka marrë një rol të ri si administrator i shoqërisë shtetërore “KAYO,” një kompani me fokus në prodhimin dhe tregtinë e armëve dhe municioneve. Me një fond fillestar prej 3 milionë eurosh, kjo shoqëri do të merret gjithashtu me demilitarizimin e armëve.
Pas dorëheqjes së tij nga pozicioni i drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në tetor 2023, ky emërim e vendos Veliun në krye të një sektori të rëndësishëm për sigurinë dhe industrinë e armëve në Shqipëri.
Në vend që të ishte nën hetim, ndoshta edhe në burg, në lidhje me vrasjen që ndodhi në Elbasan, në prag të zgjedhjeve në 2021, Ardi Veliu merr pozicione të reja.
Kujtojmë se Veliu, mashtroi publikisht për provat që u gjetën në vendngjarje, kur u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.