“Më prishi reputacionin”, çmendet mësuesi në Elbasan, lyen prindin me benzinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.10.2024, 18:16

Një mësues 34-vjeçar në Elbasan po hetohet nga policia pasi kërcënoi prindin me inicialet I.K., me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar reputacionin si arsimtar.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në fshatin Jagodinë, si pasojë e pakënaqësisë, sepse mësuesi sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë dhe ushtronte ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm.

Sipas hetimeve, mësuesi me inicialet E.K. e ka kërcënuar I.K. verbalisht dhe, sipas pretendimeve të këtij të fundit, ka hedhur drejt tij benzinë që e kishte në automjetin e vet.

Menjëherë pas konfliktit, ZVA Elbasan pezulloi mësuesin nga detyra pasi prindërit shprehën ankesa dhe pakënaqësi lidhur me sjelljen e tij në klasë.

Gjithashtu, bëhet me dije se disa muaj më parë, ai ishte transferuar nga një shkollë në tjetrën për shkak të problemeve të ngjashme.

Aktualisht, çështja është duke u hetuar nga Prokuroria e Elbasanit, dhe 34-vjeçari po përballet me akuzat për "Kanosje" dhe "Vetëgjyqësi".

Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit