Nëse konsumoni açuget e Gjergj Lucës, me shumë mundësi do hani edhe miza

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.10.2024, 18:12

Për ju që s’e njihni, Gjergj Luca është një nga oligarkët, i cili ka përfituar shumë nga qeveria e Edi Ramës dhe e vetmja gjë që ka bërë është servilizmi.

Me kompaninë e tij ai ka pjesën më të madhe të sipërfaqeve ujore për peshkim, por edhe shumë prona shtetërore i ka përfituar me 1 euro, ku edhe ka ngritur ‘mbretërinë’ e tij të shfrytëzimit të punëtorëve, por jo vetëm.

Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një video nga magazina e Gjegj Lucës në Elbasan, atje ku edhe është fabrika kryesore. Siç edhe shihet nga pamjet në magazinën e açugeve, fuçitë kanë zënë miza.

Sipas denoncimit aty janë açuget, të cilat pas paketimit, shpërndahen për shitje.

“Kam një video që tregon sesi ky Luca i famshëm, që na ka lodhur me videot e tij, përgatit açuget. Në Elbasan, açuget përgatiten në kushte të tmerrshme, plot me insekte të ngordhura. Nuk besoj se AKU-ja do t’i shkojë atij, por për të mirën e shëndetit publik, le t’i informojmë njerëzit që të dinë se çfarë po konsumojnë. Z. Luca, në vend që të merret me “shoë”-n e tij të zakonshëm, le të shikojë çfarë i serviret shqiptarëve dhe të huajve te Fish City. Magazina ku depozitohen açuget, për t’u paketuar më pas për shitje, është gjithashtu në kushte të papranueshme.” – shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit