Zbardhen dy telefonatat e bëra pak kohë para se këngëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne, të rrëzohej nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë dhe të humbte jetën.
Një punonjës i “Hotel Casa Sur” ka telefonuar policinë dhe i ka kërkuar ndihmë urgjente, pasi një klient ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.
“Kemi një klient nën efektin e drogës dhe po shkatërron gjithçka në dhomën e tij. Ju lutem. sillni dikë të na ndihmojë”, tha ai në telefonatën e parë.
Pas kësaj, punonjësi ka telefuar sërish dhe ka thënë se në dhomën e klientit ka ballkon dhe mund të rrezikojë të hidhet.
Raportime të shumta bëjnë me dije se Payne po sillej çuditshëm në hollin e hotelit dhe shkatërroi laptopin e tij përpara se të shkonte në dhomë.
Pas disa sekondash, punonjësi i hotelit lajmëroi ambulancën, ndërsa dëshmitarët dëgjuan një zhurmë të fortë.
Biseda
Operatori: Çfarë ka ndodhur? Nëpunës hoteli: Kemi një klient që është nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Po shkatërron gjithçka në dhomën e tij. Kemi nevojë për dikë këtu, ju lutem!
Operatori: Jeni i sigurt se është nën ndikimin e alkoolit dhe drogës? Nëpunësi: Po Operatori: Ju thatë Kosta Rika. Më falni, çfarë numri? Punonjësi: Kosta Rika, 6032 Operatori: Ky është Buenos Aires, midis Arevalo dhe Kramer, apo jo? Nëpunësi: Po Operatori: Cili është emri i hotelit? Punonjësi: CasaSur Palermo. Dhe na duhet dikush që të vijë urgjent sepse nuk e dimë nëse jeta e klientit është në rrezik. Duhet të jetë në një dhomë me ballkon. Ne shqetësohemi se ai mund të bëjë diçka, se ai mund të rrezikojë veten. Operatori: Sa ditë ka aty? Nëpunësi: Ka 2-3 ditë këtu. Operatori: Ne do të njoftojmë urgjencën (Sistema de Atención Médica de Emergencias, shërbimi mjekësor i urgjencës) për një ambulancë, mirë? Nëpunësi : Po, po ju them prapë dërgoni dikë urgjent, sepse...