Nëna e 11-vjeçares, që denoncoi 70-vjeçarin se i ngacmoi seksualisht vajzën, ka reaguar për ngjarjen.
Ajo u shpreh se nuk ia ka prekur me dorë vajzën, por e ka ngacmuar vetëm me fjalë të pista.
Gjithashtu, u shpreh se nuk e dërgonte shpesh vajzën në dyqan dhe se nuk kishte borxhe tek ai dyqan.
"Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq. Nuk e ka ngacmuar, nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë në dyqan. nuk kam borxhe te ai dyqan. Hiç asgjë jo llafe të pista i kishte thënë. Unë nuk di gjë, vetëm llafe të pista më tha. Burrin e kam në Greqi në fshat jam me fëmijët," tha Marsela Zito