JOQ investigoi vjedhjet, “ish-Qethësi” i ARRSH Vis Berberi s’po del dot nga biruca

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2024, 16:30

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e paraqitur nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë.

Berberi, i cili ndodhet në paraburgim që prej 16 marsit të këtij viti, ka bërë disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Apeli, dhe së fundmi edhe nga Gjykata e Lartë.

Bashkë me Berberin, në mars u arrestuan edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami. Ndërsa Lami u lirua përkohësisht nga shkalla e parë, Apeli i Posaçëm e riktheu atë në paraburgim pas ankimimit të Prokurorisë së Posaçme.

Hetimet kanë zbuluar se Berberi, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe më pas ARRSH-në, ka shpërndarë gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij, Valter Begaj, me fitimet që më pas përfundonin te kompania e zotëruar në mënyrë të tërthortë nga vetë Berberi.

Të gjitha tenderat e dhënë kompanisë së tij, JOQ i ka investiguar dhe denoncuar ndër vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit