Një përplasje e dhunshme mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e Domokosit, duke lënë të plagosur shtatë persona.
Ngjarja ka ndodhur në katin përdhesë të Qendrës së Paraburgimit dhe në sherr janë përfshirë të burgosur të huaj, shqiptarë dhe pakistanezë. Një 32-vjeçar pakistanez ka pësuar lëndime të rënda, përfshirë goditje me thikë në bark, ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar në spital me lëndime të ndryshme, disa nga të cilat janë shkaktuar nga objekte të mprehta.
Një tjetër pakistanez, 30 vjeç, është shtruar për trajtim në repartin e spitalit të Lamisë.
Ngjarja është raportuar te Prokurori i Shkallës së Parë Lamia, dhe janë marrë masat për hetimin e incidentit.