Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Rrogozhinë, ku një grua 66-vjeçare, banore e lagjes nr. 2, është hedhur në lumin Shkumbin afër urës që të çon për në Lushnje.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se polumbaret kanë mbërritur sot për të kërkuar trupin e saj, por ende nuk ka shenja të saj. Kërkimet po kryhen nga policia e Rrogozhinës, Kavajës dhe Drejtorisë së Durrësit.
Mësohet se zonja kishte jetuar e vetme për dy javë, pasi fëmijët e saj ishin larguar në emigrim dhe burri kishte ndërruar jetë pak kohë më parë. Ndërkohë, fqinjët kanë shprehur shqetësim për situatën, duke nënvizuar se askush nuk kishte marrë masa për të edhe pse polici i zonës ishte vënë në dijeni të situatës që e moshuara po kalonte. Madje ata thonë se policia e Rrogozhinës s'ka dalë në terren për të kërkuar të moshuarën, duke u arsyetuar me mungesën e naftës.
Por një telefonatë në policinë e Tiranë ka vënë në lëvizje policinë lokale dhe polumbarët që kanë mbërritur sot në vendngjarje. Ka qenë vajza e të moshuarës ajo që ka denoncuar zhdukjen e nënës së saj dhe policia është vënë në lëvizje.
Kërkimet për trupin e saj vazhdojnë, por deri tani, asnjë rezultat. Banorët e Rrogozhinës ndihen tepër të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga mosreagimi në kohë i autoritetet lokale për këtë ngjarje që mund të ishte parandaluar.
Njoftimi i policisë Durrës:
Më datë 14.10.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasja F. V., 38 vjeçe, se në orët e para të mëngjesit të kësaj datë, është larguar nga banesa, nëna e saj, shtetasja Xh. V., 66 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 38-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 66-vjeçares.
Mesazhi i qytetarëve:
Rrogozhine Diten e djeshme ne lumin Shkumbin tek ura qe shkon per ne Lushnje ku behet edhe pazari te shtunen eshte hedhur nje grua me moshe rreth 71 vjece Me banim ne lagjen nr 2. Sot kane ardhur polumbaret per kerkimin e trupit te te ndjeres por ende nuk ka shenja. Kerkimet vijone me Policine e Rrogozhines e Kavaje dhe Drejtoria e Durresit. Pak dite me pare Polici i zones ka marre vesh se nje person qe ai mbulon ka probleme mendore duke qene se jetonte e vetme prej dy javesh me femijet e larguar ne emigrim dhe burrin qe ka vdekur pak kohe me pare. Zoti befte mire po ne Rrogozhine nuk funksionon asgje Publikojeni por anonim. Ka qene ne shtepi dhe komshinjte kane shkuar se kane gjetur duke folur nga jashte portes seshte pergjigjur njeri. Zonja jetonte e vetme prej dy javesh femijet te martuar i iken ne emigrim per arsye jetese stresi ben te veten polici zones me police te tjere dhe punonjes inekzistete psikologe apo terreni te Bashkise. Thoshte do kerkojme po ska nafte per momentin po ishalla do e gjejme deri sa nje qytetar ka njoftuar me lart ne Tirane e sot ne mengjes erdhen polumbare e akoma ska gjetje te trupit te te ndjeres qe djali i punonte ne bashki por askush nuk mori masa per te ndjeren. Pra ne Rrogozhine askush nuk ndjen pergjegjesi per jete njeriu thjeshte marrin rrogen Turp Nese e beni lajm ne Rrogozhine njerezit ne nevoje ne meshire te fatit nga Bashkia e kushdo Emrin sja di por me mbiemer Voka ne lagjen numer 2 banuese Nje qytetar ka sjelle lajm per nje zonje me mbiemer Voka e lene ne harrese nga shteti Sjam afruar dot ne vendgjarje Ste lene Policia e te tjere qe kur ndodh dicka mblidhen