Ditën e djeshme në Shqipëri mbërritën 16 emigrantët e parë të Italisë të cilët u akomoduan në kampin në Gjadër.
Ndërtimi fillestar i kampit ka qenë në kohë rekord dhe ka kushtuar miliona euro. Por nga nxitimi për të mbaruar punë sa më shpejt dhe çelur dyert sa më parë për emigrantët afrikanë, italianët kanë nisur me ndotjen e ambientit tonë.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur pamje shqetësuese që tregojnë ndotjen në rrugët e fshatit Gjadër të Lezhës, pak metra larg kampit italian. Në pamje duket qartë se si rrugët janë mbushur plot me mbeturina, ndërkohë që syri të kap lehtësisht paketimet e kondicionerëve që italianët kanë instaluar në të gjitha dhomat e kampit i cili pritet të akomodojë 3 mijë emigrantë në muaj do t'i kushtojë qeverisë italiane 670 milionë euro për 5 vite.
Por nëse italianët na ndotin ambientin që me çeljen zyrtare të kampit, çfarë duhet të presim në 5 vitet e ardhshme që pritet të zgjasë skema e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Pastaj nëse italianët e nisin me ndotje, për krime dhe ngjarje të tjera më mirë mos të flasim fare...