Ansambli i këngëve dhe valleve popullore të bashkisë së Prrenjasit ka fituar çmimin e parë në Festivalin Internacional të Folklorit dhe Paqes, i mbajtur në Agropoli, Itali, gjatë javës së kaluar.
Vallja e Rrajcës ishte pika kulmore e këtij eventi kulturor, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave fqinje. Grupi i valltarëve, që përfaqësuan Shqipërinë me dinjitet, paraqiti disa valle, ndërsa vallja e Rrajcës ishte ajo që zuri vend në zemrën e jurisë.
Kostumet ngjyrash të ndezura të valltarëve ofruan një pamje mahnitëse në skenë, duke kontribuar në suksesin e grupit.