Tan Agolli organizon “Tallava Party” për Rilindjen 3.3 MILIARD LEKË, sponsor populli

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2024, 17:38

“Mbështetje për gjallërimin e aktivitetit social kulturor në funksion të forcimit të identitit rajonal dhe lokal, Faza II”, është objekti i tenderit më të fundit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 3.3 MILIARD Lekë pa TVSH.

Me këtë sasi parash drejtori tallavaxhi i FSHZH Dritan Agolli do t’i hedhë në 12 qarqet e vendit në 61 bashki për të financuar koncertet tallava të Rilindjes për zgjedhjet e 2025.

Ironike është përgjedhja e fjalëve se ky event do zhvillohet me synim gjallërimin e aktivitetit kulturor në funksion të forcimit të identitetit rajonal e lokal, ndërkohë që kjo do kryhet me blerjen e “mrrokllave” për tallava party.

Në listën e objekteve luks që do të blihen me paratë e popullit për ta përmbushur këtë, bëjnë pjesë mikrofona, bokse, pajisje DJ, karta zëri etj. E sipas Tan Agollit kultura e shqiptarit ëshrë tallavaja dhe vetëm në këtë formë forcohet identiteti rajonal dhe lokal.

Përpos blerjes së pajisjeve me taksat e qytetarëve FSHZH do të paguajë edhe këngëtarët e tallavasë me paratë e popullit, pasi do të ngrejë skenë luksoze për ta, me çati të mbrohen nga shiu dhe të shkelin në “tapet të kuq”, me sponsor qytetarët e varfër shqiptarë.

VETËM DISA NGA LISTA E BLERJEVE TË OBJEKTEVE PËR TALLAVA PARTY:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit