Censusi 2023: Mungesa e banesave të reja, vetëm 5.4% e familjeve shqiptare banojnë në ndërtesa të ndërtuara pas 2016!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.10.2024, 11:32

Sipas të dhënave nga Censi 2023, vetëm 5.4% e familjeve shqiptare jetojnë në ndërtesa të ndërtuara pas vitit 2016. Pavarësisht zhvillimeve të shpejta në sektorin e ndërtimit, kryesisht në Tiranë dhe bregdetin shqiptar, shumica e familjeve (37.5%) banojnë në ndërtesa ndërtuar mes viteve 1981-2000, ndërsa 24% jetojnë në ato ndërtuar mes 2010-2011. Rreth 2.4% e familjeve banojnë në ndërtesa më shumë se 100 vjeçare.

Të dhënat sugjerojnë se shumë nga banesat e ndërtuara pas vitit 2016 janë blerë nga të huajt ose përdoren për investime, dhe nuk janë banuar nga vendasit. Prej 40% e banesave në pallate janë raportuar të jenë bosh, duke theksuar sfidat me mbipopullimin dhe me ndarjen e hapësirave: rreth 30,000 familje jetojnë në të njëjtën banesë me një tjetër.

Megjithatë, 47.1% e familjeve jetojnë në banesa me sipërfaqe 40-69 metra katrorë dhe vetëm 23.7% kanë hapësira nga 70-99 m2. Një përqindje e konsiderueshme (15%) e familjeve nuk ka akses në rrjetin e ujësjellësit.

Popullsia e Shqipërisë ka pasur një rënie të ndjeshme, shkuar nga rreth 3.2 milionë në vitin 1990 në vetëm 2.4 milionë sipas Censit 2023. Rreth 12% e banesave të banuara janë në përdorim nga vetëm një person, duke reflektuar tendencën e emigrimit të rinjve dhe shpopullimin e komuniteteve. Po ashtu, rreth 202,800 banesa banojnë vetëm nga dy persona, duke theksuar vazhdimin e këtij trendi. Në këtë kontekst, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në organizatat për pastrimin e parave, duke bërë që shumë të rinj dhe familje të reja të mos kenë mundësi të blejnë një apartament të ri me punë të ndershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit