Një çështje e rëndësishme që po ngre shqetësim është mungesa e mësuesve ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta në Shqipëri. Raste të rinjsh me sindromën Down, tregojnë vështirësitë që përjetojnë këta nxënës për shkak të diskriminimit dhe mungesës së mbështetjes. Mos pasja e mësuesve ndihmës për këto kategori të caktuar po i shtyn ata drejt margjinalizmit dhe dështimit të tyre në shkolla që supozohet të jenë gjithëpërfshirëse.
Mësuesit ndihmës janë thelbësorë për garantimin e aksesit të barabartë në arsim, por numri i tyre mbetet shumë më i ulët se sa kërkohet. Statistikat tregojnë se për çdo mësues ndihës, ka shumë nxënës që nuk marrin mbështetje të duhur. Mungesa e këtij shërbimi dëmton zhvillimin emocional dhe akademik të fëmijëve me aftësi speciale.
Ekspertët e arsimit, theksojnë se mungesa e financimit dhe trajnimeve të nevojshme e dëmton seriozisht këtë sektor. Një politikë arsimore gjithëpërfshirëse është e domosdoshme për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta. Në të kundërt, rrezikojmë të lëmë pas dore potencialin dhe të drejtat e këtyre fëmijëve.
Kjo situatë kërkon një vëmendje të menjëhershme dhe veprime nga institucionet përgjegjëse për të rritur numrin e mësuesve ndihës dhe për të garantuar një arsimim të denjë për të gjithë.
Mësuesit ndihmës janë thelbësorë për fëmijët me nevoja të veçanta, por numri i tyre është shumë i ulët. Ministria e Arsimit parashikon një raport 1 mësues ndihmës për 3 nxënës, ndërsa DRAP jep të dhëna që tregojnë mospërputhje.
Aktualisht, ka 2.187 mësues ndihmës për 3.961 nxënës me aftësi ndryshe. Qytetet si Korçë, Lezhë dhe Fier kanë përkatësisht 228, 332, dhe 319 mësues ndihmës. Edhe pse ministria e pohon se nuk ka mungesa, disa nxënës në qytete si Shkodër nuk kanë mbështetje të mjaftueshme. Këto diferenca në të dhëna theksojnë nevojën për një sistem arsimor më të përfshirës. Ndërsa për qarqe si Durrësi nuk ka fare të dhëna.