Sherret e dhunshme mes nxënësve të shkollës profesionale "Beqir Çela", Shkozet, duket se janë të përditshme dhe krejtësisht normale.
Ditën e djeshme disa nxënës të kësaj shkolle janë rrahur me njëri-tjetrin gjatë pushimit të gjatë, rreth orës 10:30. Ashtu siç mund të shihet në pamjet e mëposhtme, sherri nis mes dy djemve që kanë edhe shkopa bejsbolli në duar dhe më pas në sherr përfshihen të gjithë djemtë e tjerë.
Pamjet janë tepër shqetësuese pasi tregojnë se ky brez kërkon t'i zgjidhë mosmarrëveshjet vetëm me dhunë agresive.
Edhe javën e kaluar, JOQ ALBANIA publikoi pamjet e një sherri tjetër të ndodhur mes nxënësve të kësaj shkolle dhe masat për parandalimin e sherreve të tilla ishin inekzistente.
Duhet thënë se këto ngjarje janë këmbana për policinë e cila duhet të marrë masa para se ndonjë ngjarje tragjike, për një fjalë goje (sharje) të ndodhë.