Një aksident tragjik ka ndodhur në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, ku një 47-vjeçar me iniciale A.H. ka humbur jetën.
Sipas policisë, shoferi i mjetit tip “Volkswagen”, 49-vjeçari G.T., ka aksidentuar A.H. dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pas veprimeve hetimore, G.T. është arrestuar dhe po përballet me akuzat për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen dhe ikje nga vendngjarja. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin G. T., 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj, Krujë, pasi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin A. H., rreth 47 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.