Liam Payne, ish-anëtari i grupit One Direction, ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, tha policia lokale.
Vdekja e Payne ndodhi të mërkurën në një hotel në rrugën Costa Rica në lagjen Palermo.
Policia e Buenos Aires tha se personeli nga Stacioni i Policisë shkoi në hotel të mërkurën pasdite pasi mori një telefonatë për një burrë agresiv, i cili ndoshta ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit, por ende nuk dihet nëse ky person ishte Payne.
Payne u pa në Argjentinë duke ndjekur koncertin e ish shokut të tij të grupit Niall Horan më 2 tetor, ndërkohë që së fundmi kishte festuar ditëlindjen e tij të 31-të në Mbretërinë e Bashkuar.
Payne ishte i njohur si një anëtar i grupit të famshëm britanik One Direction. Grupi, i cili përfshinte gjithashtu Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Horan, u formua për herë të parë në 2010 në konkursin "The X Factor".
Fansat janë tronditur nga ky lajm dhe disa prej tyre janë mblodhur jashtë hotelit Casa Sur ku Payne u gjet i vdekur për të kënduar së bashku.