Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar rreth orës 19:00 në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dy muaj pasi u shpallën në kërkim pasi dhunuan barbarisht Klea Prengën.
Dy motrat Berisha akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”. Policia ka vënë në pranga Mariela Berishën, pasi gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Antonela është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha, teksa darkonte në një restorant në Tiranë, më datë 6 gusht 2024.