Rrahu drejtoreshën në kopshtin nr.3 në Sarandë, sanitarja arrestohet nga policia

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.10.2024, 19:37

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr. 3 në Sarandë, ku një debat mes punonjëseve u përshkallëzua në dhunë fizike.

Sanitarja e institucionit, Etleva Meta, u përplas me drejtoreshën Valbona Mehmeti lidhur me zbatimin e orarit dhe kryerjen e detyrave të saj.

Sipas raportimeve, debati nisi si një bisedë e tensionuar, por shpejt degradoi në përleshje, ku sanitarja sulmoi fizikisht drejtoreshën. Reagimi i Metës erdhi pas pakënaqësisë së saj ndaj kritikave për sjelljen dhe performancën në punë.

Policia u thirr menjëherë në vendngjarje dhe, pas hetimeve, vendosi ndalimin e Etleva Metës. Ajo tashmë përballet me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”, duke pritur hapat e mëtejshëm ligjorë për zgjidhjen e çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit