Një aksident ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ku u përplasën dy kamionë dhe njëri prej tyre që doli nga rruga.
Nga përplasja u lëndua drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX, 32-vjeçari Vilson Muça. Ekipi i urgjencës nga spitali i Gramshit mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe i ofroi ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u transportua për trajtim në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Më pas, në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer hetimet dhe procedurat e nevojshme. Gjatë kontrollit, u zbulua se drejtuesi i kamionit tjetër, Selman Hazizolli, i cili drejtonte një kamion tip Benz me targë AA 354VG, ishte në gjendje të dehur.