“Armën e mbaja për mbrojtje”, del në gjyq shqiptari që u kap me tritol në Athinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.10.2024, 18:15

Armiol Rrasa, i cili u kap në Athinë me armë dhe tritol është paraqitur para gjykatës ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa tha se nuk e dinte që pakoja kishte eksploziv.

Madje, pretendoi se i përkiste një personi të tretë dhe sipas tij kishte brenda fishekë.

Gjykata vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa shoqëruesja e tij u la e lirë, me “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit