“Ata nuk dinë aftësitë themelore për ndërveprim social me klientët dhe bashkëpunëtorët, as etiketimet në vendin e punës.”
Gen Z po kategorizohet nga punëdhënësit si fuqi punëtore që nuk është shumë e përgatitur për punë.
Gjithashtu, një raport i bazuar në një anketë me gati 1,000 menaxherë punësimi, zbuloi se 1 në 6 punëdhënës hezitonin të punësonin punonjës Gen Z, pasi i konsideronin lehtësisht të ofenduar, pa etikë pune, kishin vështirësi për të menaxhuar punën dhe nuk zbatonin etikën e veshjes.
Por, a është ky një perceptim i drejtë apo thjesht një frikë nga ndryshimi?
Gen Z, i lindur nga viti 1997 deri në fillim të viteve 2010, ka rritur përvojën e tij në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku komunikimi dhe ndërveprimi social janë bërë më të drejtpërdrejta dhe më të hapura, duke krijuar një brez që nuk e pranon verbërisht autoritetin dhe rregullat e vendosura, duke kërkuar më shumë nga vendet e punës.
Ndryshe nga brezat e mëparshëm, ata nuk pajtohen me çdo gjë që u thuhet.
Ata kërkojnë një punë që i respekton dhe u ofron mundësi rritjeje. Nuk dëshirojnë të punojnë në një mjedis ku ndihen si skllavë të detyrimeve, por duan të jenë pjesë e një kulture që promovon kreativitetin dhe inovacionin.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme që punëdhënësit të kuptojnë se Gen Z është një brez me syhapur, që kërkon një vend pune që i ofron më shumë se një pagë. Ata duan një kulturë pune që i frymëzon, ku mund të rriten dhe të kontribuojnë.
Ndoshta nuk është e drejtë të etiketojmë Gen Z si të papërgatitur, por më shumë si një brez që po sfidon normat dhe kërkon një mjedis pune që i përshtatet nevojave dhe aspiratave të tyre.