Mickoski: Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve, temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2024, 17:10

Ekziston një Akademi e Shkencave dhe e Arteve dhe ky është qëndrimi i OBRM-PDUKM-së, i Qeverisë dhe i akademikëve nga bashkësitë e ndryshme etnike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje në Tetovë u njoftua se katër komuna të udhëhequr nga VLEN do të financojë funksionimin e Shoqatës së Qytetarëve – Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare.

Mickoski nuk pret që një lëvizje e tillë e VLEN-it të ndikojë negativisht në koalicionin qeveritar.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe kam thënë se në shumë raste në të kaluarën nuk janë prioritet temat etnike dhe kombëtare”, tha Mickoski.

Ai thotë se këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk do ta votojnë buxhetin komunal nga i cili do të ndahen mjete për këtë qëllim. Nuk do të doja që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, më mirë do t’i shihja të shpenzohen për projekte infrastrukturore, për të krijuar kushte që të rinjtë të kthehen dhe këto janë temat për të cilat dua të diskutoj.

"Temat që polarizojnë apo etnizojnë nuk janë tema në të cilat unë dua të jem bashkëbisedues. Unë supozoj se këto janë disa nga partitë opozitare në Kuvend që do të rrisin ose ulin rejtingun nëse diskutohet kjo temë. Më vjen keq që zgjedhin tema të tilla për pikë politike, por si kryetar i Qeverisë mbetem i përkushtuar që të punoj për të mirën e qytetarëve pa dallim etnie”, theksoi Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit