Policia kap 75,000 euro të padeklaruara nga tre kosovarë në Merdar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2024, 14:38

Policia kufitare, në bashkëpunim me Frontex, ka realizuar planin operativ ndërkombëtar “Ditët e veprimit të përbashkët – JAD Mobile 7” më 15 tetor 2024, ku gjatë kontrolleve të shtuara në pikëkalimin kufitar të Merdarit, u zbulua një sasi e madhe parash të padeklaruara.

Gjatë ndalimit dhe kontrollit të një automjeti me targa RKS, në të cilin ndodheshin tre persona kosovarë, u gjetën 75,000 euro të padeklaruara. Fillimisht, secili person mbante nga 10,000 euro, ndërsa pjesa tjetër e shumës, 45,000 euro, u gjet e fshehur në një qese plastike nën ulësen e pasme të makinës.

Paratë u sekuestruan nga policia dhe u dorëzuan agjencisë përkatëse për procedurat e mëtejshme. Kjo kapje është një sukses në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme financiare në kufijtë e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit